Sport
Rahovecianët… nuk kalojnë mirë as në futsal!
- 21/10/2021
- By RTV Mitrovica
Pas futbollit dhe basketbollit, Rahovecianët nuk kalojnë mirë as me futsal!
Në ndeshjen e vlefshme të xhirosë së katërt, në ligën e parë në futsal, u përballën FC Trepça Futsal dhe KFS Rahoveci. Palestra “Minatori” siq duket nuk ishte arenë e preferuar e musafirëve, ku me ç’rast pësuan humbjen e thellë.
Djeloshat nga Mitrovica, u treguan të pamëshirshëm ndaj ekipit musafirë dhe rezultati përfundoi në të mirë të vendasëve 10:1. KFS Rahoveci arriti të shënoi vetëm një herë në pjesë të parë dhe gjatë tërë kohës krijoi pak raste shënimi. Gjithashtu, ekipi musafir nuk ishte edhe aq i fortë në repartin e mbrojtjes, ku rrjedhimisht, ekipi nikoqir arriti ta shfrytëzoj për mrekulli këtë dhe shënoi plot dhjetë herë (6 gola në pjesën e parë, 5 gola në pjesën e dytë)
Për vendasit shënuan:
Galdin Gashi (1′),
Arsim Haliti (5′ + 40′),
Astrit Salihu (7′),
Valmir Aliu (9′ + 29′ + 37′),
Genc Cimili (13′),
Arben Mustafa (18′ + 22′).
Për musafirët shënoi: Muhamet Sylka (20′)