TV Mitrovica

Shoferit në Mitrovicë i merret patent shoferi dhe i konfiskohet përkohësisht vetura

  • 06/04/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Një shoferi në Mitrovicë iu mor patenshoferi dhe iu konfiskua vetura.

I njejti u kap nga policia duke drejtuar automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë.

Policia tha se shoferiut iu shqiptua edhe gjobë prej 500 eurosh dhe 5 pikë negative.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë. Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe nga data 3 prilli 2024 ka hyrë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese për kundërvajtësit në trafik.