Gratë

Keqreprezentimi në media dëmton imazhin publik të grave

  • 08/05/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Seksizmi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi i grave në përmbajtjet mediale, qojnë në dëmtim të imazhit publik e largim të grave nga jeta publike. Mënyra se si mediet reprezentojnë gratë, ndikon në përforcimin e stereotipeve të dëmshme dhe formësimin e mendimit negativ për gratë.

 

Nga: Majlinda Brahimi

Ka një tendëncë në rritje ku mediat më shumë i “sulmojnë” gratë se sa i kontribuojnë fuqizimit dhe përkrahjes së tyre. Kjo vërehet kryesisht në mediat online.
Kjo po i shqetëson aktivistët/tet e të drejtave të grave dhe ata/to të çështjeve gjinore. Sipas tyre “sulme” të tilla i largojnë gratë nga jeta publike.

Pasojat i bartin më së shumti gratë në poltikë. Ato janë edhe më së shpeshti target i sulmeve dhe i gjuhës së urrejtjes si nga media ashtu edhe nga komentet e qytetarëve/eve.

Ndonëse elemente të tilla nuk janë të pranishme vetëm në shoqërinë tonë, ekspertët e fushës së medias bëjnë thirrje për edukim medial të publikut por edhe për veprim të mediave kredibile në sfidimin e këtyre elementeve të dëmshme që ndikojnë në formësimin e mendimit të përgjithshëm shoqëror.

Radio Mitrovica ka realizuar një storie të detajuar lidhur me këtë temë të cilën mund ta ndiqni sot (08.05.2024) nga ora 16:00 në valët 99.0 FM, ritransmetimi nesër (09.05.2024) nga ora 09:00. Radio Mitrovicën mund ta ndiqni edhe online duke klikuar këtu.

 

Prodhimi dhe publikimi i kësaj storie është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të janë të pjesëmarrësve e të autorit dhe nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e OSBE-së.