Lajme

Mitrovicë: Kryetari Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë Jonathan Hargreaves

  • 29/03/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza priti të enjten në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen aktuale të qytetit të Mitrovicës dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.

Hamza e Hargreaves kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, konkretisht fusha që ndikojnë në zhvillimin e qytetit.