Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
TV Mitrovica
Mitrovicë: Pastrohet lumi Lushta
- 18/11/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës ka nisur një aksion për pastrimin e lumit Lushta.
“Ky veprim është i domosdoshëm për të parandaluar daljen e ujit nga shtrati i lumit në rast të reshjeve të shiut,” tha drejtori për Emergjenca Bahtir Maxhuni.
I shoqëruar nga drejtori i Administratës, z. Gëzim Stavileci, Maxhuni inspektoi nga afër punimet.
Pastrimi po bëhet duke filluar nga hyrja e kanalit për të vazhduar në drejtim të lagjes Bair e deri tek fshati Lushtë.
Lushta shkaktoi dëme të mëdha kur doli nga shtrati janarin e kaluar si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.
Mbeturina e materiale inerte bllokuan kanalin e këtij lumi ndërsa uji mori gjithë hapësirat përgjatë tij.
Por ky nuk është lumi i vetëm në Mitrovicë që është i ndotur dhe paraqet rrezik për dalje nga shtrati.
Mbeturinat janë faktor të ndotjes edhe në lumenjtë Ibër, Sitnica e Trepça.
“Kemi në plan për të pastruar të gjithë lumenjtë, për të krijuar siguri dhe ambient të bukur,” shkroi në Facebook nwnkryetari i komunës Arian Tahiri.
Përveç pastrimit, në brigjet e Lushtës u mbollën edhe pemë dhe këtë e bëri organizata 7 Arte nga Mitrovica.