Lajme

Postoi video duke gjuajtur me armë, intervistohet i dyshuari në Skenderaj

  • 20/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Policia në Skenderaj ka intervistuar një 40 vjeçar i cilie kishte postuar në rrjete sociale një video incizim duke shtënë me armë.

Po ashtu iu sekuestrua edhe arma të cilën dyshohet se e përdori ne video.

Ndaj të dyshuarit me inicialet F.Q. me urdhër të prokurorit është inicuar rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm bënë të ditur policia.

Hetuesit policor në kuadër te Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar video- incizim duke shtënë me armë në ajër. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me pesë (5) fishek si dhe leja e armës. Nga hetimet e bëra dhe provat e siguruara bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër jashtë autorizimeve të përcaktuara me lejen për armëmbajtje. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. Q., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, Rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.