Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
TV Mitrovica
Mitrovicë: Komuna ndanë 465 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e janarit
- 07/07/2023
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës ka ekzekutuar të enjten pagesat për familjet e prekura nga vërshimet në këtë qytet.
186 familje kanë përfituar nga 2500 euro, thuhet në një njoftim të komunës.
“Drejtoria e Financave bazuar në propozimin e kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, dhe vendimin e asamblesë komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot ka bërë ekzekutimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve.”
Në total komuna thot se ka ndarë e mjeteve që ka ndarë komuna pë 465,000.00 euro.
Qyteti i Mitrovicës ishte ndër qytetet më të prekura nga përmbytjet janarin e këtij viti.
Rreth 9 milion euro dëme u shkaktuan nga vërshimet në ekonomi familjare, bisnese, institucione dhe në bujqësi si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjëve Ibër e Lushtë.