Sport

Albulena Gubetini fiton medale të artë në garë ndërkombëtare në boks

  • 29/09/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim kryetarin e klubit të boksit “Trepça 89”, Elvir Imeri, trajnerin e këtij klubi, Shemsedin Tahiri, si dhe boksierët e këtij klubi.

Në këtë takim është biseduar lidhur me suksesin e arritur nga boksierja mitrovicase Albulena Gubetini, e cila ka fituar medale të artë në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović Taljan” 22-27 shtator 2021 i cili është mbajtur në Bosnjë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka përgëzuar boksieren Albulena për suksesin e shënuar në garat ndërkombëtare, duke theksuar se me punën dhe rezultatin tuaj keni arritur të nderoni tërë qytetin e Mitrovicës.

Ai më tutje ka shtuar se me një angazhim të plotë e seriozitet në punë, suksesi do të jetë gjithmonë i garantuar, ku i dëshiroi asaj dhe boksierëve tjerë të pranishëm suksese edhe në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se boksierja Albulena Gubetini me 5 tetor do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit në Bullgari, ndërsa në muajin dhjetor në Kampionatin Botëror në Hungari.