Kulture

Nesër shfaqet premiera e shfaqjes teatrale “Gishti” në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”

  • 17/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” nesër me datë 18.12.2021, duke filluar nga ora 19:00, do të shfaq premierën “Gishti”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Me këtë rast, ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në shfaqjen teatrale “Gishti”, me autore Doruntina Basha, dhe regji të Artan Tmava.

Për të përcjellë këtë shfaqje duhet të respektohen udhëzimet e MSH-së dhe IKShP-së për masat mbrojtëse dhe distancën fizike.