Sport

Mbahet turniri i Streetball në fushën sportive tek ”OmniSport”

  • 11/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Mbahet turniri i Streetball në fushën sportive tek “OmniSport”

Në kuadër të Ditëve të Diasporës, mbrëmë është mbajtur turniri i Streetball, në parkun e qytetit, konkretisht në fushën sportive mbrapa Qendrës Multifunksionale “OmniSport”.

Me rastin e mbajtjes së këtij aktiviteti të pranishëm ishin nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe dashamirë të këtij sporti.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gjithsej 9 ekipe, ndërsa fitues i lojërave është shpallur klubi i “Minatorëve”.

Vlen të potencohet se organizimi i turnirit Streetball kishte për qëllim nxitjen e të rinjve që të jenë sa më aktiv në jetën sportive dhe garuese.