Sport

Në Mitrovicë u mbajt gara komunale e shahut

  • 17/11/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Shoqata e Pedagogeve të Kulturës Fizike në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, mbajti gara komunale të shah-ut.

Këto gara u zhvilluan në hapësirat e shkollës së mesme të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, i vizitoi dhe i uroi nxënësit pjesëmarrës në këtë garë. Në fjalën e saj, ajo inkurajoi për angazhimin dhe përpjekjet e tyre në garë dhe i uroi ata për paraqitjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme shkollore.


Gara pati një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë 12 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme.

Ekipet fituese u shpallën nga shkolla fillore “Skënderbeu” dhe gjimnazi “Frang Bardhi” për të mesmet. Kjo arritje është një shenjë e përkushtimit të nxënësve ndaj lojës së shahut dhe aftësive të tyre taktike.

Ekipet ishin të përbërë nga 4 djem dhe 2 vajza, për të treguar se talenti dhe pasioni për shahun janë të përhapura në të gjitha gjinitë.