Sport
KF “Australia” shpallet fitues në turnirin e futbollit kushtuar dëshmorit të kombit Harun Beka
- 14/04/2022
- By RTV Mitrovica
KF “Australia” shpallet fitues në turnirin e futbollit kushtuar dëshmorit të kombit Harun Beka
Nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza dhe organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, mbrëmë është mbajtur turniri në futboll të vogël kushtuar heroit të Kosovës “Harun Beka”.
Në këtë turnir ishte e pranishme edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, e cila e bëri hapjen e këtij turniri.
Pjesë e këtij turniri ishin katër ekipe të futbollit nga qyteti i Mitrovicës KF “Trepça”, KF “Trepça 89”, KF “Australia” dhe KF “Bardhi”.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara grup mosha U17 e KF “Australia” triumfoi në turneun memorial Hero i Kosovës “Harun Beka”, me ç’ rast kupën për fitore ua ndau drejtoresha Idrizi së bashku me familjarët e dëshmorit Harun Bekës.
Ndërkaq, si çmime individuale u vlerësuan Altin Ukiqi, lojtari më i mirë i tuneut, Ardit Sylejmani si gola shënuesi më i mirë dhe Butrnit Basholli, portieri më i mirë.