Shëndet

Panxhari i kuq për uljen e tensionit të gjakut

  • 31/10/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Nutricionistja e njohur Diola Dosti në një postim në faqen e saj në Facebook “Mësimet e Diolës” ka shkruar për efektin e panxharit të kuq në uljen e tensionit të gjakut.
Panxhari i kuq është një supër ushqim i vërtetë thot ajo. “Një studim i publikuar në revistën mjekësore ‘Hypertension’, gjeti se panxhari përmban sasi të konsiderueshme të nitrateve, komponime inorganike natyrale që zgjerojnë enët e gjakut. Në këtë studim, tre ore pasi vullnetarët pinë 500ml lëng panxhari, tensioni i tyre i gjakut, ra. Kjo për shkak se gjaku i tyre u pasurua me nitrate. Nëse doni, mund t’i shtoni lëngut karrota, mollë dhe xhinxher. Enët e gjakut do t’ju falenderojnë, nënvizion nutricionistja Dosti.”

Ndryshe panxhari i kuq është një nga perimet që kultivohet edhe në vendin tonë dhe është mjaft i njohur për vlerat e larta ushqyese që ka.