Shëndet

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” vizitojnë QKMF-në

  • 08/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” vizitojnë QKMF-në

Nxënësit e klasave të para të SHFMU “Andon Zako Çajupi”, së bashku me mësueset e tyre kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, “Dr. Nexhat Çuni”, ku janë mirëpritur nga personeli shëndetësor i Repartit të Stomatologjisë, i cili udhëhiqet nga u.d Spec. Dr. Flutura Maxhuni Hamiti.

Me këtë rast, nga ana e stomatologeve Spec. Dr. Zana Beqiri si dhe Dr. Diedona Musa Pllana, për fëmijët e pranishëm janë mbajtur edhe ligjërata edukative për rëndësinë e shëndetit oral, higjienën orale dhe kujdesin ndaj dhëmbëve.