Kulture
Në Mitrovicë po mbahet edicioni i 12’të i festivalit Green Fest
- 19/07/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë po mbahet edicioni i 12’të i festivalit Green Fest
Në Mitrovicë, edhe këtë vit po mbahet festivali “Green Fest”, edicioni i 12- të, duke i sjellë një atraktivitet qytetit tonë.
Në hapje të këtij edicioni, i pranishëm ka qenë kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Në fjalën e tij, kryetari Bedri Hamza, e ka vlerësuar lartë këtë festival si dhe ka konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme në organizimin e festivalit tashmë tradicional Green Fest në komunën e Mitrovicës, duke e parë si potencial për zhvillimin e jetës kulturore, turizmit si dhe rritjes së vetëdijes mbi çështjet mjedisore.
Ndërkaq, drejtori i festivalit z. Lulzim Hoti, ritheksoi se tema e sivjetme “Tfillo” vije si thirrje për të kryer punët me sa më përgjegjshmëri, si në nivelin lokal po ashtu edhe atë nacional.
Një fjalim rasti u dha edhe nga Valdete Idrizi, drejtoreshë e DKRS-së e cila u zotua se ky festival do vazhdoj të ketë mbështetjen institucionale edhe gjatë viteve në vijim.
Për të pranishmit dhe atmosferën festive e plot emocion u kujdes këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu, nën tingujt e kitarës përcjellë nga Driton Bejta.
Tema e edicionit të sivjetmë të ”Green Fest” është motivuar nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, “Prodhim dhe Konsumim i Përgjegjshëm (SDG12), që njëherit vije si praktikë e vazhdueshme e në sinkronizim me numrin 12-të të edicionit, të festivalit.
Programi i Green Fest 12 parasheh organizimin e aktiviteteve të larmishme si: fjalime, punëtori, aktivitete rekreative e gjithëpërfshirëse, shfaqje filmi, aksione mjedisore, si dhe dy netë muzikore.