Kulture

Artpolis shënon Ditën e Gruas me “Top Girls” në Mitrovicë

  • 08/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Artpolis shënon Ditën e Gruas me “Top Girls” në Mitrovicë

Më 8 mars, 2023, duke filluar nga ora 19:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të prezantohet shfaqja teatrore “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliut.

Kjo shfaqje vjen në një version modern, si bashkëproduksion i Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

“Top Girls” është një shfaqje e vitit 1982. Historitë e panumërta që Churchill paraqet në shfaqje tregojnë se çfarë presioni dhe se sa çrregulluese mund të jetë jeta nën patriarkatin.

Shfaqja tregon rolet e grave në shoqërinë moderne dhe betejat me të cilat ato përballen për të arritur sukseset në jetën e tyre profesionale, dhe për atë se çfarë do të thotë të jesh grua e suksesshme në shoqëri.

Shfaqja teatrore “Top Girls” realizon reprizën e saj në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Nga: Caryl Churchill
Regjia: Shkurtë Aliu
Luajnë: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berisha, Blerta Gubetini
Skenografia: Bekim Korça
Kostumet: Arbnor Brahimi
Muzika: Trimor Dhomi
Koreografia: Robert Nuha
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
Asistente e produksionit: Elira Lluka
Grimere: Flora Hasani, Myrvete Tahiri