Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
Gratë
Hamide Hyseni, vajza që thyen barrierat për t’u arsimuar
- 14/10/2024
- By RTV Mitrovica
Në komunitetin ashkali në Mitrovicë, ku mundësitë e arsimimit për vajzat historikisht kanë qenë të kufizuara, një 18 vjeçare po i thyen këto barriera.
Ajo është Hamide Hyseni, që sivjet nisë studimet universitare për Administratë Publike në Kolegjin IBCM.
Historia e saj është një histori e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë, veçanërisht në kontekstin e komunitetit ashkali, ku mundësitë e arsimimit për vajzat historikisht kanë qenë të kufizuara.
Hamidja ka ëndërruar gjithmonë të bënte një ndryshim në komunitetin, e siç thot ajo “kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit. Ajo është përballur me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin shoqëror dhe një mentalitet tradicional që shpesh i dekurajon vajzat të ndjekin arsimin. Pavarësisht këtyre pengesave, ajo ka punuar pa u lodhur për të kapërcyer barrierat, duke fituar mbështetje nga familja e saj dhe gradualisht duke u pranuar edhe në rrethin shoqëror.
Ajo është e para në familjen e saj që ndjek universitetin dhe suksesi i saj po i bënë krenar edhe familjen. Hamidja thekson ndryshimet pozitive që po ndodhin brenda komunitetit të saj, pjesërisht falë organizatave të shoqërisë civile që promovojnë iniciativa arsimore. Përkushtimi i saj për të ndihmuar të tjerët është i dukshëm pasi ajo inkurajon vajzat e tjera që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos pengohen nga pritshmëritë e shoqërisë.
Me sytë e saj të drejtuar nga e ardhmja, Hamidja beson se arsimi është çelësi i zhvillimit të individit dhe komunitetit. Ajo shpreson të frymëzojë të tjerët dhe të kontribuojë në një ndryshim të qëndrimeve ndaj arsimit, duke dëshmuar se rruga drejt suksesit është e shtruar me këmbëngulje dhe ambicie.
Intervista e plotë me Hamiden:
Hamide na tregoni a ka qenë ëndërr e juaja që të shkolloheni?
Shkollimi është çelësi i suksesit dhe i zhvillimit të karrierës, kam ëndërruar gjithmonë që të bëjë ndryshime në komunitetin ashkali prej te cilit vij dhe të jem dikush për vetën time, të punoj dhe të siguroj të ardhmen time duke u mbeshtetur në forcat e mia. Po ashtu të mundohem gjithmonë të i shërbej komunitetit tim dhe të kontribuoj për të bërë ndryshime për të mirën e komunitetit tim.
Jam munduar dhe do të mundohem gjithnjë për të ndihmuar komunitetin në fusha të ndryshme.
Vite më përpara në komunitetin ashkali shkollimi i vajzave ka qenë një lloj sfide, si keni arritur ju t’i thyeni këto barriera (pengesa) për të vazhduar jo vetëm shkollën e mesme por tani edhe në fakultet?
Ndryshimi i mentalitetit tek njerëzit është proces i gjatë dhe shumë i vështirë dhe përmban me vete shumë sfida. Qyshë prej shkolles fillore ku pjestarët e komuniteteteve ballafaqohen me diskriminim e me shumë përjashtime sociale të cilat i kam përjetuar edhe unë po ashtu. Tek komuniteti ynë gratë dhe vajzat nuk përhkrahen shumë nga rrethi i tyre qoftë edhe ai familjar por jam munduar gjithnjë që të mos ndalem, t’i thyej këto barriera dhe të vazhdoj drejt synimit tim. Po ashtu edhe në shkollën e mesme nuk kam pasur në klasë pjestarë të komunitetit. Në fillim ka qenë pak e vështirë por me kalimin e kohës jam pranuar në shoqëri dhe në shkollën e mesme shoqëria ka qenë përkrahëse, janë munduar të më mbështesin gjithmonë. jam ndier krenare që gjithmonë kam shfaqur identitetin tim të cilin nuk e kam zgjedhur unë e askush në botë dhe pavarsisht gjithçkaje duhet të ruajmë e ta mbrojmë e ta perfaqsojmë komunitetin prej nga vijmë.
Si e kanë pritur familja juaj por edhe komuniteti për rreth vendimin tuaj për të vazhduar shkollën, a keni pasur vështirësi?
Vështirësi ka pasur dhe do të ketë gjithmonë deri sa ne të pranojmë që shkollimi duhet të jetë pjesë e pandashme dhe e patjetërsueshme në jetën e çdo individi. Unë dua t’i bëjë familjen time krenar dhe familja ime mundohen gjithmonë të më përkrahin në vendimet të cilat i marr, por në komunitet ekziston një mentalitet që vajzat nuk duhet të shkollen, duhet të martohen dhe të krijojnë familje por ky mentalitet në vitet e fundit po ndryshon ku shumë vajza që vijnë prej komuniteteve shkollohen dhe kanë synime dhe ëndrra të cilat duan t’i zhvilojnë.
A keni pasur përkrahjen e familjes dhe a keni antëraë tjerë në familje që janë të arsimuar?
Po kam perkrahje nga ata dhe unë jam fëmija i parë në shtëpi që vazhdoj studimet në fakultet.
Si ndihen familja juaj për sukseset tuaja në shkollë?
Janë krenar me mua.
Përmendëm edhe më herët që shkollimi sidomos i vajzave në komunitetin ashkali ka qenë në nivel të ulët më herët, a keni vërejtur ju ndryshime apo përmirësim të gjendjes, a njeh edhe të tjera vajza apo djem të komunitetit që po ndjekin shkollën përtej shkollës fillore?
Po ka ndryshime të mëdha e sidomos falë shoqërisë civile ku shumë organizata sot në Kosovë po ashtu edhe organizata ndërkombëtare ofrojnë trajnime duke ndikuar në zhvillimin e aftësive të ndryshme e te rinjëve. Edhe unë sot jam pjesë e organizatave të ndryshme dhe kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme të cilat më kanë ndimuar të zhvilloj dhe të marrë njohuri të ndryshme. Ka shumë të rinjë të cilët vijojnë mësimet në shkolla fillore, të mesme e po ashtu edhe në fakultete e jam shumë e lumtur që kjo gjë po ndryshon për të mirë. Në mitrovicë të pakt janë këta të rinjë por që shpresoj që në të ardhmen të ketë ndryshime për të mirë.
Cilat mendoni se janë pengesat kryesore që i pengojnë vajzat në komunitetin tuaj të vazhdojnë arsimimin?
Unë mendoj mentaliteti mundet me qenë, gjendja financiare ose arsye të tjera.
Si do të mbuloni shpenzimet e shkollimit a keni pasur përkrahje nga Universiteti, institucionet apo organizatat, a jeni mbështetur financiarisht p.sh. a keni ndonjë bursë?
Unë në ketë vit do të filloj studimet dhe do mundohem të përfitoj bursë,
Çfarë këshille do t’u jepnit vajzave tjera në komunitetin tuaj në lidhje me shkollimin?
Shkollimi është themeli i zhvillimit individual dhe shoqëror, është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do tu thoja që të mos ndalen asnjëherë prej barrierave të ndryshme, t’i njdekin qëllimet dhe të mos ndegjojnë zëra të tjerë përveç zërit të zemrës dhe mendjes së tyre.
Cilat janë synimet tuaja në të ardhmen? Dhe si e shihni rolin e edukimit dhe arsimimit si mjet për të zhvilluar komunitetin?
Edukimi dhe arsimimi janë faktorët kyq në zhvillimin e komunitetit në të gjitha fushat jetësore.
A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të ndani në lidhje me përvojën tuaj apo këndvështrimin e komunitetit ashkali për arsimin?
Dua të them se në komunitetin tonë ka shumë të rinjë të cilët po shkollohen dhe jam e lumtur që jetët e njerëzve në komunitetin tonë do të ndryshojnë, dua të them që ne nuk duhet të ndalemi të punojmë shumë për të arritur synimket tona individuale po ashtu ato të rrethit tonë.