Sport

Vjen fitorja e parë e KF Trepça Futsal

  • 14/10/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Në kuadër të garave të ligës së parë në futsal, ekipi mitrovicas arrin fitoren e parë këtë stinor.

FC Trepça Futsal si nikoqir, priti mysafirët nga Gjilani FC Përlepnica. Loja me angazhim dhe diciplinë arriti që vendasin të kalojnë në serinë e epërsisë prej 5:0. Kurse, në pjesën e dytë ekipi musafir arrin të shënojë 4 gola, ndërsa vendasit shënuan edhe dy gola dhe rezultati përfundon në të mirë të vendasëve, FC TREPÇA FUTSAL 7 – 4 FC Përlepnica.

Zyrtarët e klubit vendas, falemnderojnë ekipën musafire për lojën korrekte dhe për dakordimin që kjo ndeshje të zhvillohet në Mitrovicë, pasi që sipas kalendarit të garave do duhej të zhvillohej në Gjilan. Mirëpo, për shkak të palestrës së zënë është lejuar në koordinim të dy ekipeve që kjo ndeshje të zhvillohet në Mitrovicë, kurse ndeshja këthyese të zhvillohet në Gjilan sipas terminit të kalendarit të përcaktuar të garave në stinorit pranveror.