Sport

Super-spektakël n’Rahovec!

  • 20/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Futsal Trepça ka korrur fitore të thellë në udhëtim, ku ishte musafire e skuadrës FC Burimi në palestrën “Izair Isma”. Mitrovicasit e tundën rrjetën e kundërshtarëve plot 14 herë, kurse vendasit arritën vetëm golin e nderit.

Me një diciplinë dhe angazhim maksimal, mitrovicasit arritën fitore bindëse (1:14) dhe marrshojnë drejt kreut të tabelës për kualifikim në superligë! Secili lojtarë luajti rol të rëndësishëm, mirëpo shquhet Astrit Fazliu me 5 gola dhe Erblin Avdiaj me 4 gola. ‘Bombardimin’ e portës kundërshtare e vazhduan edhe Mergim Voca, Arsim Haliti dhe Genc Cimili.

Lista e golashënuesëve:

FC Burimi: Diellon Mazreku ’37

FC Trepça:
Astrit Salihu (‘2;’5; ‘8; 14; ’15)
Erblin Avdiaj (‘9; ’25 ’31 ’32),
Mergim Voca (’11),
Arsim Haliti (’17; ’23),
Genc Cimili (’29; ’32)

Në javën e ardhshme, pritet SUPER DERBI ku do të ballafaqohen FC Trepça dhe FC Albaniku, ku do të zhvillojnë betejën vendimtare për kreun e tabelës.