Kulture
Ndërtesa më e lartë në Mitrovicë?!
- 14/07/2021
- By RTV Mitrovica
Autore: Majlinda Brahimi
Shtëpinë e Xhafer Devës, qytetarët e vjetër në Mitrovicë e kujtojnë si thëpinë më në “zë” të kohës. U ndërtua në vitin 1930 projektuar nga arkitekt austriak me një arkitekturë moderne euro-perëndimore. Ndodhur në qendër të Mitrovicës ishte objekti më i lartë në qytet në atë kohë.
Është shtëpia e vetme e stilit barok në Mitrovicë që ka mbijetuar deri më tani.
Ky objekt ka vlera të mëdha shoqërore, kulturore, historike e arkitektonike. Vlerën më të mëdhe ia shtone vet pronari, Xhafer Deva. Ai ishte ndër intelektualët më të mëdhenjë të kohës në Kosovë e Shqipëri.
Xhafer Deva ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978).
Shtëpia e Xhafer Devës është ndër objektet e pakta nën mbrotje të Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ky objekt ndër vite pësoi dëmtime të mëdha duke rrezikuar të shembej plotësisht. Në vitin 2015 ishte kapluar nga zjarri.
Projekti për ndërhyrje Restauruese dhe Konservuese për këtë objekt është hartuar në vitin 2010, ndërsa tek në vitin 2018 filluan disa ndërhyrje në përforcime të konstruksionit masiv. Këto punime përfunduan në vitin 2019 por shtëpia ende mbetet e pa përfunduar.
Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë thonë që projekti është në fazën e rishikimit dhe pritet të kompletohet deri në fund të muajit Gusht.
Sido që të jetë kjo shtëpi vazhdon të reziztoj duke pritur “dorën e shpëtimit”.
Gjithashtu mund ta ndiqni video-reportazhin në vegëzën vijuese: https://fb.watch/6Knx55dON9/