Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
TV Mitrovica

Opinione: Banditët dhe maskat e tyre

  • 17/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Shkruan: Nexhmedin Spahiu (Arkiv, 03.08.2012)

Vetëm ata që nuk kanë fytyrë dhe dinjitet pranojnë të jenë maskë e të tjerëve. Maskat e banditëve janë më të këqija se vetë banditët. Banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e atij që bëhet maskë, kur marrin ndonjë vendim. Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi se tërë turpi shkon në llogari të atij që shërben si maskë

Kur gjatë fushatës zgjedhore pata thënë se Avni Kastrati është njeri zotni, por partinë e tij e dominojnë banditët, më pati qortuar Naim Rrustemi, atëherë deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës. Naimi më pati thënë se nuk mund të jetë zotni një njëri i përzgjedhur nga banditët për t’i përfaqësuar banditët, për t’u bërë maskë e tyre. Ai që u shërben banditëve për maskë është shumë më i keq se vetë banditët.

Unë nuk doja ta besoja Naimin dhe fushatën e përfundova pa asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin. Ç’është e vërteta, unë prisja hile e vjedhje votash nga ana e banditëve, por nuk prisja që të gjitha këto do të ma rrezikonin mua fitoren.

I bindur se të qenit kryetar i Mitrovicës është një përgjegjësi e lartë që kërkon bashkëpunim sa më të gjerë e shmangie të konflikteve, kisha arritur ta kem përkrahjen e të gjitha partive politike, pos PDK-së kundër së cilës garoja. Madje, pas fitores së pretenduar, në qeverisjen e Mitrovicës llogarisja ta kem përkrah edhe pjesën jobanditeske të PDK-së.

Kjo ishte edhe arsyeja që gjatë gjithë fushatës nuk e fola asnjë fjalë të keqe për të, përkundër faktit se ai vazhdimisht më sulmonte me shpifje e me rrena nga shkolla e KOS-it (Shërbimi Sekret i Ushtrisë Serbe).

Deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur të drejtë

Doli që deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur plotësisht të drejtë. Për Mitrovicën do të kishte qenë shumë më mirë që të ishte ndonjë bandit kryetar i Mitrovicës, sesa Avni Kastrati, që është maskë e tyre.

Banditi eventual, sado i paskrupullt e i pacipë që do të ishte, do ta kishte diku një kufi turpi kur të vepronte në emër të vet. Por, banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e Avni Kastratit, kur marrin ndonjë vendim.

Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi, se tërë turpi shkon në llogari të Avni Kastratit dhe për këtë nuk u bëhet vonë. Në një moment edhe mund ta hedhin si leckën e ndotur dhe të gjejnë një leckë tjetër. Këtu del se deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur shumë të drejtë.

Fytyra e Avni Kastratit u dëshmua se mban gjithçka. Deri diku kam mundur t’i kuptoja rrenat dhe shpifjet që bënte ndaj meje gjatë fushatës zgjedhore. Dëshira për të fituar e ka bërë që të luajë jo fer dhe të kapërcejë kufijtë e moralit. Por, nuk mund ta kuptoj se si derisa në njërën anë zëdhënësi i UNMIK-ut konfirmonte për “Jeta në Kosovë” se UNMIK-u i ka lëshur vendim RTV Mitrovicës për shfrytëzimin e lokaleve në fjalë, Avni Kastrati pa fije turpi deklaronte në TV fjalën uzurpim.

Ky nuk është një keqinformim i tij, por një rrenë e qëllimshme që vetëm njerëzit e ligjë mund ta bëjnë. Në po ato lokale të RTV Mitrovicës ai sa e sa herë ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për 13 vjet me radhë.

Si mund të futet një njeri i ndershëm në lokale të uzurpuara? Kur hajni pret dashin e vjedhur, nuk i shkohet në darkë, apo jo? Nëse e ha dashin e vjedhur, je më hajn se vetë ai që e ka vjedhur.

Pse Bajram Rexhepi nuk veproi si Avni Kastrati?

Sado që banditët në kohën e Bajram Rexhepit (paraardhësit të Avni Kastratit) mund ta kenë shtytur atë ta bëjë të njëjtën gjë për ta sulmuar RTV Mitrovicën, ai nuk e bëri këtë gjë. Jo ndoshta pse nuk do ta ketë pasur këtë dëshirë, por e dinte se do të turpërohej para qytetarëve.

Bajram Rexhepi do të ketë menduar se çfarë do t’u thoshte ambasadorëve kur do ta pyesnin se ç’është kjo punë? Prandaj edhe nuk e ka bërë.

Por, Avni Kastrati nuk e ka këtë hall, sepse ai nuk di anglisht dhe rrallë që e takon ndonjë ambasador. Edhe kur takohet me ndonjë zyrtar të huaj, fjalori i tij është më i ulët se i cilitdo bandit, sepse duke pasur mizën pas veshit tenton t’ua kalojë banditëve të paktën me fjalë.

Kur shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Almhofer, i ka dërguar letër Avni Kastratit dhe ka kërkuar nga ai që të mos ndërmarrë hapa kundër RTV Mitrovicës pa urdhër gjykate, flitet se banditët rreth tij (nuk e di sa është kjo e vërtetë) ia kanë përkthyer të kundërtën, duke i thënë që shefi i misionit të OSBE-së po thotë që mos shkoni përmes gjykatës po veproni sa më parë!

Sa i përket turpit para qytetarëve, ai ka gjetur një formulë: “S’kam çka me ba, nuk më pyet askush, të tjerët vendosin”! Kjo është formula e turpit. Nëse nuk të pyet kush, përse merr barrë mbi vete? Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë dinjitet as fytyrë.