Sport
Motër e vëlla fitojnë medalje në turneun “Adem Jashari” dhe në Kampionatin Mbarëkombëtar”.
- 07/12/2021
- By RTV Mitrovica
Sporti i karatesë është një nga sportet më të popullarizuara në botë dhe gjithësesi edhe në Kosovë, këtë sport e duan shumë të rinjë.
Mitrovica, si në shumë sporte tjera edhe në karate, ka shumë fëmij që kanë synime për ti arritur majat e këti sporti.
Përparim Ferati dhe Erina Ferati, janë garues të klubit të karatesë Mitrovica. Motër e vëlla ditë më parë kanë fituar dy medalje të argjenda, duke i rrembyer pozitat në të dy konkurencat e tyre.
Për Përparimin dhe Erinën, ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e angazhim maksimal për të arritur suksese vendore e ndërkombëtare.
(Mitrosport)