Mjedis

Mitrovicë: Shpërndahen edhe 250 shporta për mbeturina

  • 20/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, ka ndarë edhe 250 shporta për mbeturina tek banorët e qytetit.

Kjo vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të shprehura më herët në zyret e kësaj drejtorie.

Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, z. Egzon Sadiku, është shprehur i lumtur për reagimin pozitiv të qytetarëve ndaj kësaj iniciative për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në komunitet.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit synon të vazhdojë me projekte të tjera me qëllim krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë komunitetin tonë,” është shprehur Sadiku.