Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
TV Mitrovica

Mitrovicë- promovohet libri “Kujtesa e Trepçës- 100 rrëfime të punëtorve të Trepçës“

  • 03/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” nën organizim e organizatës “7 Arte” sot është bërë përurimi i librit “Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të punëtorve të Trepçës”.

Të pranishëm në këtë promovim libri ishin, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi, rektori i Universitetit, “Isa Boletini” , z. Alush Musaj, ish kryetari i komunës se Mitrovicës, z. Avni Kastrati, ish drejtori i kombinatit “Trepça”, z. Burhan Kavaja, drejtori i OJQ-së “7 Arte” z. Lulzim Hoti, hulumtuesit shkencorë që kontribuan në mbledhjen e rrëfimeve, protagonistët e rrëfimeve, historianë, artistë, profesorë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Në fjalën e tij, nënkryetari Tahiri ka theksuar se është nder dhe kënaqësi që ndodhet në mesin e shumë intelektualëve dhe minatorëve të cilët janë pjesë e historisë së qytetit dhe vendit tonë.
“Fillimisht falënderoj organizatën “7 Arte” për këtë iniciativë kaq të rëndësishme në shpalosjen e rrugëtimit të punës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të minatorëve. Si qeverisje lokale mbështesim çdo iniciativë që promovon kulturën në qytetin e Mitrovicës dhe pa dyshim që ky vëllim i librave vetëm sa do të ja shtoj imazhin qytetit tonë dhe do të shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e reja”, është shprehur nënkryetari Tahiri.

Libri dokumenton historinë dhe jetën sociale e kulturore të përjetuar nga ish punëtorët e Trepçës, e shpalosur përmes rrëfimeve të tyre, dhe do t’i shërbejë qytetit të Mitrovicës dhe vendit në përgjithësi.