Sport

Meti kualifikohet në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg.

  • 19/08/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

“Atleti ynë Muhamet Ramadani, është kualifikuar në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg, në Kampionatin Botëror U-20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Ramadani shënoi rezultatin më të mirë sot 18.89 metra, që e rendit me kohën e katërt më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit. Mirëpo, marrë parasysh rezultatin më të mirë personal (19.92 m.) të kampionit të Evropës U-20, Ramadani ka shpresa që ta përmirësoj rezultatin e tij dhe të fitojë medalje në finalen e nesërme.

Gara e radhës për Metin nis sot (e enjte) në ora 14:20 me kohën tonë lokale.

(MITROSPORT)