Lajme
Kurti në veri të Mitrovicës në 25 vjetorin e rënies së Gazmend Brahimit
- 29/01/2026
- By RTV Mitrovica
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies së Gazmend Brahimit, i cili u vra në moshën 15-vjeçare në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, si pasojë e një shpërthimi granate të hedhur nga banda kriminale serbe pas luftës.

Me këtë rast Kurti vendosi lule në vendin ku Gazmendi u vra, në rrugën që sot mban emrin e tij, si dhe vizitoi familjen e tij – babain Agimin, nënën Salën dhe vëllain Armendin.

“Gazmendi jeton te secili që e ka njohur. Kujtimi për të na rikujton vuajtjen, sakrificën dhe çmimin e lirisë,” ka theksuar Kurti, duke shtuar se përvjetori i rënies së tij është një thirrje për përgjegjësi, dashuri dhe shërbim ndaj vendit.
Gazmend Brahimi u vra teksa ishte nisur për në shkollë nga një sulm me grantë nga i cili mbeti i plagosur rëndë edhe vëllai i tij, Armendi, që edhe sot mban në trup 17 copëza të granatës.