Lajme

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi 15 pika të rendit të ditës

  • 18/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi 15 pika të rendit të ditës

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e tetëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pikë shtesë për rend të ditës; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Arkivit Ndërkomunal në Mitrovicë pa procedura konkurrimi; Draft- Rregullorja për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve; Projekt Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Raporti i punës së Drejtorisë së Inspekcionit për vitin 2022 dhe Informatë mbi Qarkoren Buxhetore për vitin 2024/01.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Arkivit Ndërkomunal në Mitrovicë pa procedura konkurrimi; Projekt Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Mitrovicës së Jugut 2023/2027; Draft- Rregullorja për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve; Projekt Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Raporti i punës së Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Mirëqenies Sociale për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022; Raporti i korrje shirjeve për vitin 2022; Raport i mbjelljeve vjeshtore për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Inspekcionit për vitin 2022, si dhe Informatë mbi Qarkoren Buxhetore për vitin 2024/01.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.