Lajme
Komuna e Mitrovicës: mbahet dëgjimi buxhetor për shëndetësi
- 19/07/2024
- By RTV Mitrovica
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Mitrovicës, ka mbajtur dëgjimin e tretë publik me përfaqësues të sektorit të shëndetësisë.
Në këtë dëgjim për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, drejtoresha e DBF-së, znj. Igballe Islami, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe ka vlerësuar se është e rëndësishme që ata të japin kërkesat dhe sugjerimet e tyre në planifikimin e buxhetit.
Për buxhetin në përgjithësi dhe për mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së tij, foli zyrtari kryesor financiar, z. Zenel Çitaku, i cili shpalosi buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2025-2027, duke bërë të ditur se buxheti i Komunës së Mitrovicës për vitin 2025 pritet të jetë 30,240,514.00, ndërsa vetëm granti i shëndetësisë do të jetë 3,640,154.00 euro.
Tutje, nëse bëjmë krahasime me vitin 2024, theksoi që ka rritje të buxhetit në shumicën e kategorive ekonomike.
I pranishme në takim ishte edhe Drejtori i Shëndetësisë, z. Fahri Shabani, i cili i dëgjoi me vëmendje të gjitha propozimet dhe kërkesat e parashtruara.
Ndërsa, të gjitha komentet, kërkesat dhe sugjerimet do të evidentohen nga grupi punues për buxhet.