Sport
FC ALBANIKU rrëmben pozitën e parë!
- 16/10/2021
- By RTV Mitrovica
Klubi i Futsalit, FC Albaniku ka shënuar fitoren e radhës në Gjilan, ku ishte musafir i ekipit nikoqir FC Jetoni.
Ekipi musafirë ishte i pari që nisi goleadën e kësaj ndeshje, ku gjatë tërë ndeshjes u shënuan 9 gola. Takimi u mbyll me rezultatin 3:6. Këto janë 3 pikë shumë të vlefshme për ekipin musafir, drejt marrshimit për pozitën e parë në tabelë, e cila e kualifikon për garat e superligës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte në dobi të ekipit vendas, ku rezultati përfundoi 3:2. Kurse, pash pushimit, në pjesën e dytë ekipi i Albanikut tregohet më vigjilent dhe arrijnë të barazojnë rezultatin, por edhe të kalojnë në epërsi prej 3 gola.
Golashënues nga ekipi vendas: Arlind Hoxha (10′ + 13′), Fistrim Terziu (18′),
Golashënues nga ekipi musafir: Denis Nimani (5′ + 23′), Genc Asllani (11′ + 23′ + 39′), Arian Haxhani (26′).
Ndeshja u referua nga dyshja: Florentina Kallaba dhe Drilon Kallaba. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhironë e tretë, të ligës së parë në futsal, ku FC Albaniku ka arkëtuar total 7 pikë, me dy fitore dhe një barazim. Ndërsa, FC Jetoni ka arkëtuar vetëm 4 pikë.
FC Albaniku tashmë ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë, pasi në ndeshjen tjetër të kësaj xhiro në mes të FC Rahovecit dhe FC Fida Com (që u zhvillua një ditë më herët) ka përfunduar në dobi të musafirëve. Rahoveci mbetet me 6 pikë, kurse Fida Com me 4 pikë.