Kulture

Fatjon Miftari do të përfaqësoj Qipron në Eurovizion

  • 11/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kompozitori dhe producenti Fatjon Miftari është përzgjedhur ta përfaqësoj shtetin e Qipros në Eurovizion si kompozitor dhe producent.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Shoqëri e dashur,

Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm i cili është shumë i rëndësishëm për karrierën time.
Këtë vit jam përzgjedhur të përfaqësoj shtetin e Qipros në Eurovision Song Contest 2022, si kompozitor dhe producent i këngës përfaqësuese së bashku me disa emra të mëdhenj të muzikës botërore si: Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann, Viktor Svensson.

Dua të falënderoj vecanërisht dy kolegët e mi, kompozitorët Yll Limani dhe Filloreta Raçi për punën e tyre të mrekullueshme në këtë projekt.

Falënderoj delegacionin e Qipros për besimin dhe të gjithë bashkëpunëtorët për këtë eksperiencë shumë të vecantë!

Shihemi më datë 14.05.2022 në Torino të Italisë në finalen e Eurovision 2022!
Uroj të ju pëlqej!” përfundon postimi.

Ndryshe mitrovicasi Fatjon Miftari momentalisht është ndër artistët më të suksesshëm në sferën e muzikës, në vendin tonë dhe jo vetëm.