Kulture

Është hapur ekspozita mbarëkombëtare ”Kadri Kadriu”

  • 18/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, është hapur ekspozita mbarëkombëtare – çmimi “Kadri Kadriu”, në të cilën me punimet e tyre në pikturë, skulpturë, grafikë kanë marr pjesë artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ekspozitën e shpalli të hapur Shyqyri Çeliku, kryetar i SHAF të Mitrovicës, i cili pasi ka përshëndetur të pranishmit ka thënë se sot po ekspozohen punime të bukura artistike ndonëse pandemia e ka vështirësuar edhe pjesëmarrjen më të madhe të publikut në këtë ekspozitë.

I pranishëm në hapje të kësaj ekspozite ka qenë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili tha se është shumë i kënaqur me veprat artistike të ekspozuara, si dhe ndihet krenarë me artistët e Mitrovicës të cilët promovojnë vlerat kulturore dhe artistike të qytetit tonë.

Juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, vendin e parë ia ndau Tafil Pecit, për punimin në pikturë, vendi i dytë për Sabri Behrami, për punimin në skulpturë ndërsa çmimi i tretë iu dha Musa Prelvukaj për grafikë.