Sport

Edhe një herë i artë

  • 16/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Muhamet Ramadani, fiton vendin e parë në Estoni. I pamposhtur, e i palodhur, atleti që po shkruan historinë e atletikës Kosovare.

Vazhdojnë sukseset e Muhamet Ramadanit, atleti i cili nuk po ndalet duke triumfuar, triumfoi përseri. Në Talin të Estonisë është duke u mbajtur kampionati Europian për grupmoshat U20, ku në hedhjen e gjylës, kampion Europe doli atleti i klubit mitrovicas, Muhamet Ramadani.

I mbështetur nga trajneri i tij personal Shaban Ramadani, Meti na përfaqësoi në mënyrën më të mirë të mundëshme, ku na bëri përsëri krenarë.

Për të parë hedhjen momentin e hedhjes së gjylës, klikoni në linkun e faqes zyrtare European Athletics:
https://m.facebook.com/EuropeanAthletics/videos/1521789344821482/?refsrc=deprecated&_rdr

Autor: Fatmir Hajzeri – Mitrosport.