Lajme

Drejtori Shabani organizon takim për kampanjën ” Muaji Rozë” në Mitrovicë

  • 23/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Shabani organizon takim për kampanjën “Muaji Rozë” në Mitrovicë

Drejtori i Shëndetësisë, z. Fahri Shabani, ka mbajtur një takim me udhëheqësit e institucioneve shëndetësore lokale, përfaqësuesit e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, OJQ-të që operojnë në edukim dhe promovim shëndetësor, gratë asambleiste dhe gratë me grupet e fokusuara të angazhuara në ndërgjegjesimin për kancerin e gjirit.

Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i fushatës për muajin tetor, i njohur ndryshe si “Muaji Rozë,” një periudhë kushtuar ndërgjegjesimit dhe informimit rreth kancerit të gjirit.

Në këtë takim, secili përfaqësues shprehu gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë aktivisht në këtë fushatë. Ata janë pajisur me një agjendë të qartë dhe do të koordinojnë aktivitetet e tyre nën kujdesin e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës.

Ky bashkëpunim i ngushtë pritet të sjellë informacionin dhe ndërgjegjesimin mbi shëndetin e gjirit në komunitetin lokal dhe të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit në këtë rajon.