Lajme

Aksident në Rudar, lëndohen 5 persona prej tyre dy policë

  • 24/12/2025
  • By RTV Mitrovica
Aksident trafiku
Share
 
Tre persona civil dhe dy zyrtarë policorë janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:23.
 
Në vendngjarje përveç policisë kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit.
 
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor,” thuhet në njoftimin e policisë.
 
Policia njofton se njësitet përkatëse po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe se për këtë rast është njoftuar edhe spektorati Policor i Kosovës.
 
Pjesmarrësve në trafik policia u ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafikut.