Reportazh

Afrimi i nisjes së vitit rikthen studentët në Prishtinë

  • 30/08/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Diellza Berisha, nga Komuna e Drenasit është studente në vitin e dytë, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Berisha si shumë studentë të tjerë pret ti filloj studimet së shpejti dhe tregon së për të banuar ka zgjedhur një banesë më qera, dhe jo në konvikt pavarësisht kostove shtesë.

“Në konvikt për një muaj është 35 euro, duke përfshirë fjetjen apo ushqimin në konvikt, ndërsa në në një banesë më qera është 50 euro vetëm fjetja, duke lanë anash ushqimin, rrymën etj”, thotë Berisha.

Ajo tregon se gjetja e një vendi për të banuar në konvikt është më e vështirë, dhe ka zgjedhur të banojë në një banesë më qera për shkak kushteve më të mira.

“Është shumë e vështirë, qëndrojnë shumë arsye, sepse disa jetojnë shumë larg Universitetit të Prishtinës dhe ka shumë studenta që aplikojnë në konvikt. Sigurisht ta jep ndjesinë e të qënurit studente të jetosh në konvikt, dhe ish kanë shumë më mirë të qëndrojmë më shumë në konvikt të kemi mundësinë aq më mirë do të ishte”, ka thënë ajo.

Përveq studentëve për gjendjen dhe kushte jo të mira në konvikte, pakënaqësi ka pasur edhe nga ana e qytetarëve të cilin karantinuar gjatë pandemisë së Covid-19 vitin e kaluar./Besmire Kluna