Sport
Nora edhe medale olimpike edhe ndërprenë transmetimin e RTS-it
- 26/07/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/07/nora-gjakova.jpg)
Ishte fillimisht Distria Krasniqi, e më pas edhe Nora Gjakova, që arriti një tjetër sukses historik për Kosovën. Xhudistja nga Kosova arriti ta mposhtë Yoshida Tsukasan, për të siguruar medalen e artë të dytë olimpike për vendin.
Pas një triumfi të artë, transmetuesi televiziv publik në Serbi e ndërpret transmetimin direkt të kremtimit të fitores si dhe ceremonisë së kurorëzimit me medalen e artë.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, dhe e treta në histori të Kosovës. Medalen e parë olimpike të artë, e kishte fituar Majlinda Kelmendi, në garat olimpike të edicionit të kaluar.