Sport

Futsal: Albaniku dhe Trepça drejt superligës!

  • 06/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhirosë së gjashtë, ku skuadrat veriore të Kosovës kanë shënuar fitore bindëse.

FC Trepça, ishte nikoqire e ekipit nga Gjakova, FC Vjeshta, ku mitrovicasit tundën portën kundërshtare plot 11 herë. Ndërsa, rezultati përfundimtar i takimit ishte 11:3 në dobi të vendasve. Kjo ndeshje u zhvillua me 5 Nëntor 2021, në palestreën “Minatori”.

Një ditë më vonë, (6 Nëntor) në të njejtën arenë, Albaniku shënoi fitoren e radhës kundër FC Fahri Vraniqi, me rezultat 6:3.

Kjo fitore e FC Albanikut, e mban bindshëm në pozitën e parë në tabelë, tre pikë para ekipit të FC Trepça.
Në xhironë e radhës, Albaniku është musafirë i ekipit Vjeshta, kurse FC Trepça do të ballafaqohet me ekipin Fida Com në kryeqendër.