Lajme

Zyrtare nga Ambasada Amerikane në Kosovë kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Jug të Mitrovicës

  • 12/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Zyrtare nga Ambasada Amerikane në Kosovë kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Jug të Mitrovicës

Drejtoresha Ranonale e Policisë në Jug të Mitrovices, Kolonel Afërdita Mikullovci, ka
pritur sot në takim zyrtaret nga Ambasada Amerikane në Kosovë, znj. Tamra H. GREIG- Drejtor i Hetimit të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (International Narcoitics & Law Enforcement Affairs) dhe znj. Jillian ITHARAT – Sektori Politik.

Në takim është diskutuar për çështjet e sigurisë në Rajonin e Mitrovicës, bashkëpunimi i ndërsjellë, modalitetet e mbështetjes dhe përkrahjes së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë nga ana e Ambasadës Amerikane në fushën e zbatimit të ligjit.

Kolonel Afërdita Mikullovci falënderoj mysafiret për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë ndaj Policisë së Kosovës në përgjithësi dhe mbështetjen ndaj Drejtorisë Rajonale në veçanti.