Lajme

Zhvillimi i databazës për informimin e akterëve të ndryshëm për pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e politikave në nivel lokal

  • 09/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Zhvillimi i databazës për informimin e akterëve të ndryshëm për pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e politikave në nivel lokal

Të nderuar qytetarë të komunës së Mitrovicës së Jugut,

Komuna e Mitrovicës së Jugut është në proces të zhvillimit të një databaze me qëllim të rritjes së numrit të qytetarëve në përgjithësi si dhe rritjes së numrit të grupeve të veçanta (grupeve të margjinalizuara) në proceset vendimmarrëse me theks në proces të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel komune.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të kësaj databaze është sigurimi i komunikimit dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve, OJQ-ve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel lokal.

Komuna siguron që të dhënat e juaja (e-mail adresa dhe numri i telefonit) do të përdoren vetëm për qëllime të njoftimit tuaj për konsultimet publike dhe njoftime të tjera për zbatimin e politikave të caktuara, varësisht për kategorinë e përzgjedhur nga ana e juaj dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera!

klikoni në vegëzën e më poshtme :

https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/wp-content/uploads/sites/18/2022/12