Lajme
“Zgjoi” sonte në Mitrovicë
- 19/01/2022
- By RTV Mitrovica
Filmi “Zgjoi” që është në listën e ngushtë për të kandiduar për çmimin OSCAR e i cili mori disa çmime në fetivale nderkombëtare të filmit, vjen sonte në Mitrovicë.
Ky njoftim u dha nga Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” ku edhe do të shfaqet filmi.
“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, paraqet një ngjarje të vërtetë të Kosovës dhe është film i cili është komentuar dhe ranguar lart edhe nga aktorë të famshëm botëror.
Filmi do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:00.