Lajme

YourJob fuqizon të rinjtë për një të ardhme më të mirë!

  • 15/04/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

YourJob fuqizon të rinjtë për një të ardhme më të mirë!

🌱Jeni gati të transformoni ëndërrën tuaj në realitet? Kjo është thirrja për ju, ndërmarrësit e rinjë! Është koha për të bërë hapat e parë drejt suksesit duke përdorur burimet dhe mundësitë që ju ofrohen nga Caritas Kosova, në kuadër te programit YourJob.

📢YourJob Kosova hap thirrjen e radhës për përzgjedhjen e ndërrmarësve të rinjë, për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç nga komuna e Prizrenit, Suharekës, Gjakovës, Ferizajit, Vitisë, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

💡 Të rinjëve u ofrohet mbështetje financiare (grant) për të filluar biznesin apo ndërmarrjen e tyre, përparësi kanë idetë inovative 🧠 dhe të gjelbra🌱.

👉Na vizitoni në zyret e Caritas Kosova, për të marrë pjesë në këtë rrugëtim drejt suksesit! Bashkohuni me një nismë të rinjësh të talentuar dhe të vendosur për të bërë ndryshime pozitive.🚀
📆Thirrja është e hapur deri më 30.04.2024, ora 16:00.

Mos hezitoni të na kontaktoni në Facebook dhe Instagram për detaje shtesë!

Ju mirëpresim!