Lajme
Vushtrri: sanohet gypi, rikthehet furnizimi me ujë
- 25/01/2022
- By RTV Mitrovica
Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se është sanuar gypi në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri dhe kësisoji ka rifilluar edhe furnizimi me ujë të pijes në këtë lokalitet.
“Sapo ka perfunduar puna ne sanimin e gypit në Rr. “Ismail Qemajl” ne Vushtrri.”
“Pra, nga ky moment rifillon furnizimi me uje te pijes,” thuhet në njoftimin e Kompanisë në faqen e tyre në Facebook.
Gypi në fjalë kishte shpërthyer dje çka ka bërë që një pjesë e rrugës së lartpërmendur të mbes pa furnizim me ujë të pijes.