Lajme
“Veteranët e UÇK” fitojnë turneun e futbollit kushtuar heroit të kombit Shemsi Ahmeti
- 27/04/2023
- By RTV Mitrovica

“Veteranët e UÇK” fitojnë turneun e futbollit kushtuar heroit të kombit Shemsi Ahmeti
Për nder të 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë është mbajtur turnir në futboll të vogël, “Heronjtë e Shalës – Komandant Shemi”.
Ky turnir është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilin kanë marrë pjesë ekipet: “Albaniku”, “UÇK”, “Policia”, “Kombinati”, “Timonieri”.
Pas ndeshjeve të ndërsjella, fitues i këtij turniri u shpallë klubi “Veteranët e UÇK”-së.