Lajme

Vërshime në Mitrovicë: Hamza në teren për të përcjellur gjendjen

  • 20/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive është në terren duke përcjellë nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, ka thënë kryetari Hamza.

Po ashtu bëhet e ditur komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.