Lajme
Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në Stan Tërg
- 25/11/2022
- By RTV Mitrovica
Të premtën në Stan Tërg të Mitrovicës u vu gurëthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Përveç zyrtarëve komunal, në ceremoni morën pjesë edhe stafi shëndetësor dhe banorë të fshatit.
I pari I komunës, Bedri Hamza, tha se kjo qendër është edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, derisa vuri gurthemelin e ndërtimit të kësaj qendre.
Ndërtesa e vjetër ku aktualisht funksionon QMF-ja në Stan Tërg është e dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut, gjë që nuk garanton siguri e as nuk ofron kushte të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, tha drejtori për shëndetësi në komunë Fahri Shabani.
Për ndërtimin e qendrës së re Shabani tha se do të jetë mjaft moderne dhe do t’i plotësoj të gjitha kërkesat e banorëve.
Ndërtimi i kësaj QMF-je po bëhet nga buxheti i komunës, që do të ketë hapësirë prej 196.27 m2 metra katror dhe do të kushtoj 119,996.70 euro.