Lajme

Vendoset gurëthemeli i pllakës përkujtimore në nderim të luftës së UÇK-së të Batalionit të Dytë, Brigada 142

  • 06/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Vendoset gurëthemeli i pllakës përkujtimore në nderim të luftës së UÇK-së të Batalionit të Dytë, Brigada 142

Në qytetin e Mitrovicës, tek “Parku Solana”, në mënyrë solemne është vënë gurëthemeli i pllakës përkujtimore kushtuar luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, batalonit të II-të, brigadës 142.

Në këtë ceremoni të fillimit të punës për ndërtimin e kësaj pllake morën pjesë, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtorë komunal, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

“Si çdo vit edhe në këtë 6 – Qershor, kujtojmë me krenari sakrificën dhe luftën heroike të bijve më të devotshëm të kësaj toke, trimat e Zonës Operative të Shalës, të cilët me gjakun e tyre i dhanë jetë lirisë. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmoret e kombit”, është shprehur kryetari z. Hamza.