Lajme
Vendosen shporta në rrugën Mbretëresha Teutë
- 20/12/2024
- By RTV Mitrovica

Shporta mbeturinash të vogla janë vendosur përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
“Këto shporta i vendosi Drejtoria për Mjedis në Komunën e Mitrovicës.
Drejtori Egzon Sadiku tha se ky veprim u bë me qëllim të përmirësimit të pastërtisë publike dhe ofrimit të një ambienti më të pastër për të gjithë qytetarët.

Sadiku ka lutur qytetarët që në këto shporta të vendosen vetëm mbeturinat e vogla.
“Ju lutemi që në këto shporta të hidhen vetëm mbeturina si letra, biletat, mbetjet e ushqimit të vogla, etj. dhe jo mbeturinat shtëpiake apo të tjera që nuk përputhen me qëllimin e tyre.”
Sadiku theksoi se do të vijojë vendosja e këtyre shportave edhe në disa rrugë të tjera kryesore të qytetit.
Ndryshe kjo drejtori sëfundmi ka vendosur edhe shenja që tërheqin vëmendjen e qytetarëve për mbrojtje të mjedisit.
Shenja me mbishkrimin “mos hedh mbeturina në lum” u vendosën në afërsi të lumenjëve të qytetit.
Të tjera me mbishkrimin “mos e shkel barin” u vendosën në afërsi të zonave gjelbëruese në qytet.


Mitrovica është qytet me një ambient relativisht të ndotur.
Përveç mbetjeve industriale, në këtë qytet problematike për mjedisin mbesin edhe mbeturinat. Ndotja e lumenjëve është një tjetër sfidë me të cilën përballet mjedisi në Mitrovicë.
TV Mitrovica ndërvite ka raportuar për problemet e shumta mjedisore që i ka qyteti e në veçanëti katër lumenjtë që rrjedhin në të.