Lajme
Vazhdon sanimi i rrugëve në qytetin e Mitrovicës
- 22/07/2022
- By RTV Mitrovica
Janë mbuluar gropat në dy rrugët pothuajse më të frekuentuara të qytetit të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për rrugën afër Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bedri Gjinaj” dhe rrugën afër Gjimnazit “Frang Bardhi”.
Sanimi i këyre rrugëve po bëhet nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës.
Udhëheqësi i kësaj drejtorie Granit Tmava, derisa ka inspektuar punimet ka thënë se “vazhdimisht jemi duke punuar në punë konkrete të cilat janë zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve”.