Lajme
Vazhdon ndërtimi i Ambulantes në Koshtovë të Mitrovicës
- 27/06/2022
- By RTV Mitrovica
Vazhdon ndërtimi i Ambulantes në Koshtovë të Mitrovicës
Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës sot kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare.
Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Fahri Shabani, si dhe drejtorin për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane, Elvis Feka, kanë inspektuar vazhdimin e këtyre punimeve.
Në fjalën e tij, nënkryetari Tahiri potencoi se me ndërtimin e kësaj ambulante do të plotësohen nevojat e banorëve të kësaj zone të cilët detyrohen që shërbimet mjekësore ti marrin në QKMF në Mitrovicë.
Ai po ashtu ka thënë se si komunë do të bëjnë mbikëqyrjen e këtij projekti në mënyrë strikte, që procesi i punimeve të rrjedh ashtu siç është planifikuar që brenda këtij viti të përurohet objekti i kësaj Ambulante.
Vlen të theksohet se ndërtimi i kësaj ambulante parashikohet të kryhet brenda këtij viti, ku përveç ndërtimit komuna do të siguroj inventarizimin dhe aparaturat e nevojshme mjekësore.