Lajme

Vazhdon lirimi hapësirave publike në Mitrovicë

  • 30/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Vazhdon lirimi hapësirave publike në Mitrovicë

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë vazhduar me aksione në lirimin e hapësirave publike për rreth SHFMU “Ismail Qemali” dhe çerdhes “Nina”.

Me këtë rast, drejtori i Inspekcionit, Valon Barhimi thekson se aksionet e tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishme, njëkohësisht apelon tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste që ti respektojnë dispozitat e ligjeve në fuqi.